· 

Meshkuj te zhubravitur

Industria e modes po i kushton gjithnje e me shume vemendje botes se meshkujve, ne stilin dhe ne veshjet e tyre. Stiliste te shumte ne bote ia kushtojne teresisht linjen e tyre meshkujve. E keta, persa i perket stilit, kane filluar ta personalizojne duke e bere me te pershtatshem per nevojat e tyre. Por, ajo qe vihet me shume ne evidence jane ngjyrat Kjo vere eshte konsideruar si stina e ngjyrave te forta dhe teper komunikuese. Tendencat per meshkujt ne kete sezon mbeten pothuajse te njejta me ato te femrave, me ndryshimin se ato kane me teper aksesore se meshkujt. Kemishat e rrudhosura, dizenjo asimetrike, viza dhe lule, mbi te cilat jane pozicionuar e kuqja, bezha, jeshile, e zeza, e bardha etj. Xhinsi, ashtu si dhe tek femrat, eshte dominues. Edhe per ta eshte i cngjyrosur dhe me fije te dala ne ane dhe tek xhepat e pantallonave, te cilat nuk jane me me hark, por ne forme katrore. Ajo perben nje veshje sportive e cila eshte shume moderne dhe qe vishet nga njerez praktike. Persa i perket pantallonave te meshkujve, ato jane ne prerje kaush te drejte, ose shume te gjera. Pantallonat e lekures jane jashte preferencave te meshkujve shqiptare. Shume ne mode eshte dhe ngjyra e zeze, por e kombinuar ne menyre te kujdeshme, duke thyer me nje ngjyre tjeter. Nje mashkull i veshur i gjithi me te zeza nuk eshte aspak ne mode, aq me teper qe kete vere predominues jane ngjyrat e gjalla.